Frank Wisner shpreh përkrahje të mëtutjeshme për Kosovën

Lajme

Frank Wisner shpreh përkrahje të mëtutjeshme për Kosovën

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 21:49

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, gjatë qëndrimit në Vjenë, u takua me ambasadorin amerikan, mikun e madh të Kosovës, Frank Wisner.

Kryeministri Mustafa e falënderoi ambasadorin Wisner për mbështetjen e dhënë për shtetin e Kosovës.

Kryeministri Isa Mustafa me këtë rast shprehu mirënjohjen e qytetarëve të Kosovës për kontributin që ambasadori Wisner dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë dhe po japin në vazhdimësi për Kosovën.

Kryeministri Mustafa e njoftoi ambasadorin edhe për progresin në Kosovë dhe fokusimin e Qeverisë së Kosovës në zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve të punës si dhe reformat në shumë sektorë, me qëllim të përmirësimit të jetës së qytetarëve të Kosovës.

Kryeministri Mustafa e njoftoi ambasadorin Wisner edhe për progresin e Kosovës në proceset integruese euroatlantike si dhe në bashkëpunimin rajonal.

Ambasadori Frank Wisner vlerësoi lartë punën e deritashme të Qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga kryeministri Mustafa, duke theksuar se Kosova po bën hapa të rëndësishëm përpara.

Ambasadori Wisner vlerësoi edhe proceset e fundit të cilat janë adresuar nga Kosova, duke shprehur përkrahjen e mëtutjeshme të tij për Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat