Fisnik Ismaili e shanë serbisht me nënë Isa Mustafën

Lajme

Fisnik Ismaili e shanë serbisht me nënë Isa Mustafën

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 20:52

Ka eksaluar gjuha ndërmjet aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosjes në njerën dhe kryeministrit Isa Mustafa në anën tjetër.

Ishte kryeministri Mustafa që në një postim në Facebook e quajti gomar deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i cili më parë kishte shkruar se si djemtë e kryeministrit dhe vëllezërit e Thaçit e sollën “Zajednicën”.

E deputeti i VV-së, Fisnik Ismaili i cili njihet për gjuhen vulgare që përdor, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook i ka sharë me nënë Isa Mustafën dhe politikanët tjerë në pushtet.

Ismaili ka sharë në gjuhën serbe “Pička vam mater izdajnička” (Nënën në p*** tradhtar).

Lexojeni postimin e plotë të Ismailit në Facebook:

Me sot, bani m'akuzoi kush për gjuhën vulgare që e përdori, kam me e shajtë edhe ma fëlliqtë. Kur Kryeministri vetë çohet edhe shan në mënyrat ma të poshtra, as 48 orë të plota mbasi ia fali Kosovën ZajeBnicës bashkë me shokët e tij hajna, duhet me u çue i madh e i vogël, me i hjekë prej atyhi, edhe me e ndalë degradimin e vendit!

Njajtë si Adem Grabovci kur i quen qytetarët "zagarë", Isa Mustafa ofendon edhe e qet në rrafsh personal një situatë që ka të bajë me interesin e çdo qytetari të Kosovës, të cilëve ky po ua ofendon inteligjencën randë.

Këto foret, "m'ke prekë n'familje" s'po të pijnë ujë ma, Kryeministër, kur tu ka dëshmue disa herë që i ke djemtë hajna. E mbasi jemi te prekja në familje, henez keni me u ballafaque për shpifjet e pavërteta që i keni ba për babën tim, pa kurrnjë dëshmie, pak kohë ma parë. Uksh do me ju dalë prej tjetërkah.

Kon po doni me e ba budallë ju, o hej? Kthene Kosovën, baraba!

Pička vam mater izdajnička, se tjetërqysh nuk merrni vesh, hajna!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat