Vdiq dekani i Fakultetit të Biznesit, Fadil Govori

Lajme

Vdiq dekani i Fakultetit të Biznesit, Fadil Govori

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 18:12

U nda nga jeta dekani i Fakultetit të Biznesit të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, Prof. Asoc. Dr. Fadil Govori.

Nesër në ora 10.00, në amfiteatrin e Fakultetit Juridik, Universiteti "Haxhi Zeka" në Pejë organizon mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së tij.

Govori u lind me 01.07.1955, në Mirash të komunës së Ferizajt. Studimet themelore i përfundoi në vitin 1979, në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa studimet e Magjistraturës i përfundoi në vitin 1985 në Universitetin e Zagrebit.

Për një periudhë punoi në disa institucione financiare, ndërsa në vitin 1997 përfundoi studimet e doktoratës në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik, në fushën financiare.

Si mësimdhënës punoi në Universitetin e Prishtinës, në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë dhe në Universitetin Shtetëror të Tetovës..

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër, më 28 gusht, në ora 13:00, në Ferizaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat