Bashkësia e Komunave Serbe prish karakterin multietnik të Kosovës

Lajme

Bashkësia e Komunave Serbe prish karakterin multietnik të Kosovës

Nga: Arben Sylejmani Më: 27 gusht 2015 Në ora: 17:28

Krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe rrezikon parimin e etnicitetit të shtetit të Kosovës, të përcaktuar me Kushtetutën në fuqi.

Pavarësisht deklarimeve nga ana e përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës se marrëveshja e Brukselit për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, është në kuadër të kushtetutës dhe të ligjeve në fuqi, njohësit e çështjeve juridike në vend thonë se më pikat e përcaktuar në marrëveshje rrezikohet karakteri i shtetit multietnik dhe unitar.
Sipas tyre, me këtë marrëveshje Kosova po e humb karakterin e shtetit multietnik dhe po e humb karakterin e shtetit unitar sepse është krijuar baza juridike e cila e themelon një bashkësi etnike me struktura institucionale vetëqeverisëse.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe Diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat