"Vuçiq" rrënon territorin e Kosovës (Video)

Lajme

"Vuçiq" rrënon territorin e Kosovës (Video)

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 17:16

Dhjetëra aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje ndërtuan një mur me hartën e Kosovës, para ndërtesës së qeverisë së vendit. Dy burra, njëri i maskuar si kryeministri Isa Mustafa dhe tjetri si zëvendësi i tij Hashim Thaçi, qëndruan anash murit, siç e cekën aktivistët "në pajtim për atë se çfarë po i ndodhë Kosovës". Një burrë i tretë, i maskuar si kryeministri serb Aleksandar Vuçiq, me një top rrënimi ku shkruante "Zajednica", rrënoi "territorin e Kosovës". Ky aksion vjen dy ditë pas nënshkrimit të katër marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, njëra prej të cilave përmban krijimin e Asociacionit të Komunave serbe, e cila i jep më shumë autonomi minoritetit serb në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat