​Simbolet e Kosovës më nuk i pengojnë Serbisë (Foto)

Lajme

​Simbolet e Kosovës më nuk i pengojnë Serbisë (Foto)

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 17:07

Problemi i zakonshëm me simbolet e Kosovës nëpër samite e konferenca ndërkombëtare, si duket tashmë është evituar.

Ato janë bërë të pranueshme dhe nuk janë duke i penguar më as lidershipit dhe politikanëve të Serbisë. Në Samitin e Vjenës, ku pomarrin pjesë shumica e liderëve të shteteve të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor të cilat po përfaqësohen edhe me simbolet shtetërore, aty afër njëri-tjetrit shihen edhe flamujt e Kosovës dhe Serbisë.

Problemet me simbole në përfaqësimin e jashtëm të shtetit të Kosovës, deri më tash nuk kanë ardhur vetëm nga politika agresive e Serbisë, por edhe nga mosnjohja prej pesë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Por, si duket edhe këto tashmë kanë zbutur qëndrimet dhe disa prej tyre tashmë kanë filluar edhe të mendojnë për njohjen e shtetësisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat