Merkel: Ballkani të shikojë të drejtat e njeriut, refugjatët do t’i ndihmojmë ne

Lajme

Merkel: Ballkani të shikojë të drejtat e njeriut, refugjatët do t’i ndihmojmë ne

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 15:12

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka garantuar sot se BE-ja do të ndihmojë refugjatët që vijnë nga vendet në luftë, por jo azilantët nga ato shtete të Ballkanit Perëndimor që presin të integrohen në BE. Në këtë pikë, ajo u ka tërhequr “veshin” qeverive të këtyre vendeve që të shohin edhe njëherë zbatimin e të drejtave të njeriut.

Merkel foli sot në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrat e vendeve të BE-së, në përfundim të Samitit të Vjenës.

Ajo tha: “Është detyrë e Evropës të ndihmojë refugjatët, edhe pse kemi krizë financiare. Europa do të punojë që të funksionojë solidariteti. Do të gjejmë një mënyrë për të ndarë barrën me njeri – tjetrin. Vendet anëtare të BE-së do ta gjejnë mënyrën sesi ta bëjnë.

Kemi folur edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe duke pasur parasysh barrën e tyre financiare për refugjatët që kalojnë tranzit, t’i ndihmojmë dhe kemi rënë dakord që vendet kandidate apo që do të nisin negocatat për anëtarësim në BE të rishikojnë të drejtat e tyre të njeriut dhe ne do t’iu apim një stimul ekonomik.

Fatkeqësisht duhet t’u themi njerëzve që vijnë nga këto vende se nuk kanë ndonjë shans të marrin azil, se azilin duuhet ta fitojnë ata që vijnë nga vendet e luftës dhe krizës,” përfundoi kancelarja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat