​Süddeutsche Zeitung: Marrëveshja – një lloj njohjeje

Lajme

​Süddeutsche Zeitung: Marrëveshja – një lloj njohjeje

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 15:06

Gazeta prestigjioze gjermane „Süddeutsche Zeitung” i ka kushtuar një artikull të gjatë relacionit Kosovë-Serbi dhe nënshkrimit të marrëveshjeve të fundit në Bruksel ndërmjet dy shteteve.

Në këtë artikull theksohet se për Kosovën kjo është një lloj njohjeje dhe përafrim i Kosovës me BE-në dhe do të sjellë përparim edhe për liberalizimin e vizave.

Gazeta paraqet edhe një skepticizëm lidhur me implementimin të marrëveshjes së vitit 2013, por kjo e fundit paraqet lehtësime konkrete për jetën e qytetarëve, sidomos për telekomin dhe energjetikën.

Në këtë shkrim, thuhet se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe do ta ketë statusin vetëm "mbikëqyrës" dhe assesi "autoritet i pavarur". Për këtë ka paralajmëruar edhe kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se do të ketë shumë zemërim në detaje.

Derisa, më optimist është treguar zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili është cituar nga gazeta gjermane duke thënë se kjo marrëveshje është njohje e Kosovës nga ana e Serbisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat