Drashkoviq: Me marrëveshjen e Brukselit, Serbia drejt njohjes së Kosovës

Lajme

Drashkoviq: Me marrëveshjen e Brukselit, Serbia drejt njohjes së Kosovës

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 12:07

“Me marrëveshjen e Brukselit Serbia është në rrugë drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës”, ka deklaruar Vuk Drashkoviq, ish- ministër i punëve të jashtme të Serbisë.
Ndonëse Beogradi dhe Prishtina janë të kënaqur me nënshkrimin e marrëveshjes së Brukselit, e cila në opionion përshkruhet edhe si historike, bie në sy se të dyja palët e interpretojnë ndryshe.
Vuk Drashkoviq thotë se pikëpamjet kundërshtuese janë rezultat i përdorimit të politikës së brendshme, dhe se me rëndësi është vetëm thelbi i marrëveshjes.
“Ky është një hap përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, e cila do të përmbyllet me pranimin e domosdoshëm të realitetit se Kosova më nuk është krahinë serbe, se nuk është në kuadër të Serbisë. Dhe se kjo nuk është kapitulim në luftën me aleancën e NAT0-s dhe me miratimin e rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila në të vërtetë ka precizuar rrugën dhe procesin e vendosjes dhe shpalljes se pavarësisë së Kosovës”, është shprehur Drashkoviq për REL në gjuhën serbe.
Drashkoviq përfundon se në atë rrugë Beogradi nuk do të mund të mohojë faktin se shumica e vendeve të OKB-se, NAT0-s dhe BE-së e ka njohur Kosovën.
Sipas Drashkoviqit, me gjasë do të kalojë edhe shumë kohë deri kur Serbia, gjithnjë pjesë-pjesë, do të pranojë dokumentin e Ahtisarit. Kësaj radhe duke e negociuar direkt me palën shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat