Ministri serb e thyen dorën në ndeshjen e Vjenës

Lajme

Ministri serb e thyen dorën në ndeshjen e Vjenës

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 11:59

Ministri i Minierave dhe Energjisë të Serbisë Aleksandër Antiq ka pasur një fat të keq gjatë ndeshjes ndërmjet ekipeve, “BE-ja” dhe “BE e së ardhmes”, e cila u luajt në kuadër të Samitit të Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Vjenë, ku ai ishte portier.

“Ballkanasit” fituan me rezultat 4:2 , por ministri serb Antiq u lëndua dhe e theu dorën.

Në Vjenë të Austrisë mbrëmë u luajt një ndeshje historike midis ekipit të “BE” dhe “E ardhmja e BE-së”, në kuadër të Samitit të Ballkanit Perëndimor, ku në përbërje të ekipit të Ballkanit ishte edhe ministri i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruveski, Ministri i jashtëm boshnjak Igor Qërnadak dhe shumë politikanë të tjerë, raporton “Blic”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat