Ende rezluton e zhdukur Rina 6 vjeçare

Lajme

Ende rezluton e zhdukur Rina 6 vjeçare

Më: 5 gusht 2015 Në ora: 14:13

(E plotësuar) Edhe pse është stabilizuar moti në Shipkovicë, ankthi në këtë fshat është prezent edhe më tutje. Shkak për këtë ankth është pamundësia për të gjetur vajzën 6 vjeçare Rina Ahmeti, për të cilën supozohet se ka humbur jetën dhe gjendet në podrumin e shtëpisë.

Nga Shtabi i emergjencës në Shipkovicë njoftojnë për “lajmpress” se ekipet shpëtimtare kanë punuar gjatë tërë natës, por ende nuk kanë arritur të pastrojnë dheun e grumbulluar në shtëpi. Kërkimet janë duke vazhduar edhe gjatë ditës së sotme, kurse te banorët e fshatit ka filluar të paraqitet revoltë ndaj paaftësisë së ekipeve shpëtimtare që tani dy ditë nuk po mund të zbrazin një podrum nga dheu i grumbulluar.

Në mesin e banorëve janë paraqitur dyshime se trupi i Rinës mund të jetë bartur jashtë shtëpisë. Shpresa se ajo mund të jetë ende gjallë ekziston akoma, por është shumë e vogël.

Rasti i Rinës ka prekur jo vetëm Shipkovicën dhe Tetovën, por edhe mbarë opinionin për shkak se ekipet ende nuk po munden të gjejnë trupin e saj.

I prekshëm ka qenë rrëfimi i babait të saj Afrimit, i cili në këtë tragjedi ka humbur edhe djalin dyveçar Ritonin.

“Mezi po pres ta shof edhe njëherë trupin e Rinës, do të ndihesha sikur ta shof të gjallë”, ka thënë babai i Rinës.

Në ndërkohë banorët e Shipkovicës po bëjnë përpjekje t’i kthehen jetës normale, pasi të martën pasdite u varrosën tri viktimat: Ritoni dy vjeçar, Anisa Muarremi 14 vjeçare dhe Hashim Xhabiri 83 vjeç.

Në fshat vazhdojnë të arrijnë ndihma nga shoqata të ndryshme por edhe nga individë humanistë. Në një pjesë të fshatit është riparuar edhe rrjeti elektrik, kurse në pjesët tjera ende po punohet në këtë drejtim.

**************************
Edhe pse është stabilizuar moti në Shipkovicë, ankthi në këtë fshat është prezent edhe më tutje.

Shkak për këtë ankth është pamundësia për të gjetur vajzën 6 vjeçare Rina Ahmeti, për të cilën supozohet se ka humbur jetën dhe gjendet në podrumin e shtëpisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat