Mot jostabil me mundësi për reshje lokale shiu

Lajme

Mot jostabil me mundësi për reshje lokale shiu

Më: 5 gusht 2015 Në ora: 08:35

Ditëve të ardhshme do të vazhdoj të mbajë mot jostabil, ku gjatë orëve të paradites do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe me diell, ndërsa gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes vende-vende do të ketë reshje lokale shiu të shoqëruara edhe me bubullima.

Të enjten dhe të premten mundësitë për reshje lokale dhe bubullima do të jenë më të ulëta. Për uikend, parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell.

Temperaturat maksimale do të luhaten nga 30C deri në 33C, e ato minimale nga 15C deri në 19C. Era do të fryejë mesatarisht nga verilidnja 2-9 m/s, e të shtunën me hove deri në 11m/s.

Shtypja atmosferike do të jetë në rritje graduale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat