Partia e Drejtësisë shpreh ngushëllime qytetareve të Tetovës

Lajme

Partia e Drejtësisë shpreh ngushëllime qytetareve të Tetovës

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 21:36

Partia e Drejtësisë, shpreh ngushëllimet më të sinqerta qytetareve në komunën e Tetovës, për jetët e humbura gjatë vërshimeve të ndodhura në Shipkovic, ndërsa të lënduarve u dëshiron shërim sa më të shpejtë.

PD në këto qaste të vështira solidarizohet me banorët e prekur nga kjo fatkeqësi ku njeherit kërkon nga autoritetet shtetërore maqedonase, por edhe mbarë shqiptarët që të mobilizohen për ndihmë qytetarëve të prekur nga kjo fatkeqsi.

PD dhe populli i Kosovës në këto qaste fatkeqësie të ndodhur në Shipkovic, solidarizohet me popullin shqiptarë të kësaj ane, duke e lutur Zotin e Lartëmadhërishëm që këto raste të mos përseriten.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat