A janë këta 13 ish-udhëheqësit e UÇK-së që do të gjykohen nga Specialja?

Lajme

A janë këta 13 ish-udhëheqësit e UÇK-së që do të gjykohen nga Specialja?

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 20:40

Gjykata Speciale do t’i gjykojë disa prej figurave kryesore, që kanë udhëhequr me luftën e UÇK-së.
Nga një zyrtar i lartë në Bruksel, portali Indeksonline ka siguruar emrat e 13 personave ndaj të cilëve pritet të hapen edhe rastet e para pas krijimit të Gjykatës Speciale, pasi që disa prej dëshmive që kanë mbledhur ndër vite hetuesit e misioneve të BE-së në Kosovë ndërlidhen drejtpërdrejtë me emrat e tyre.

Shumica prej këtyre ish-udhëheqësve të luftës së UÇK-së, aktualisht janë deputetë në Kuvendin e Kosovës.

1. Agim Çeku, ish-Shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, ish-kryeministër i Kosovës dhe ish-ministër i FSK-së, aktualisht deputet i Kuvendit të Kosovës;

2. Bislim Zyrapi, ish-Shef i Shtabit të Përgjithshëm dhe koordinator i UÇK-së, pseudonimi Sarajeva;

3. Ramush Haradinaj, ish-komandant i zonës së Dukagjinit me pseudonimin Smajli, ish-kryeministër i Kosovës, aktualisht deputet në Kuvendin e Kosovës;

4. Lahi Brahimaj, pseudonimi Maxhupi, ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, aktualisht deputet në Kuvendin e Kosovës;

5. Shukri Buja, pseudonimi Gazetari, ish-komandant i zonës së Nerodimes, ish-kryetar i komunës së Lipjanit;

6. Rrustem Mustafa, pseudonimi Remi, ish-komandant i zonës së Llapit, aktualisht deputet në Kuvendin e Kosovës;

7. Rrahman Rama, ish-komandant i zonës së Shalës, komandant i FSK-së;

8. Fatmir Limaj, pseudonimi Çeliku, ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, aktualisht deputet në Kuvendin e Kosovës;

9. Blerim Kuçi, ish-komandant përgjegjës për rajonin e Suharekës dhe Rahovecit, ish-kryetar i komunës së Suharekës;

10. Rexhep Selimi, pseudonimi Dhjetëshi, ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së;

11. Musa Jashari, përgjegjës për Veprime Operacionale në Zonën e Pashtrikut;

12. Anton Quni, bashkëpërgjegjës për Veprime Operacionale në Koshare dhe Shqipërinë e Veriut, aktualisht deputet i Kuvendit të Kosovës;

13. Rrustem Berisha, bashkëpërgjegjës për Veprime Operacionale në Koshare dhe Shqipërinë e Veriut, aktualisht deputet i Kuvendit të Kosovës.

Sipas këtij burimi të mirëinformuar, mësohet se disa prej këtyre ish-udhëheqësve të sipërpërmendur kanë qenë duke u hetuar qysh prej viteve 2003-2004

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat