Mustafa letër Merkelit për azilkërkuesit

Lajme

Mustafa letër Merkelit për azilkërkuesit

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 19:34

Sipas nëj raporti të publikuar të martën, në të përditshmen gjermane "Handelsblatt,” kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dhe ai i Malit të Zi, Milo Gjykanoviq, kanë qartësuar dëshirat e tyre përmes letrës që ia kanë dëruar anëtarit gjerman në PE, David McAllister.

“Ne e favorizojmë idenë që Kosova të cilësohet në ligjet gjermane si vend i sigurt i origjinës” ka shkruar Mustafa, duke shtuar se persekutimi politik apo torturat nuk kanë ekzistuar në Ballkan.

E, edhe kryeminsitri malazez ka mbajtur qëndrim të njëjtë sikur Mustafa për Ballkanin dhe Malin e Zi.

Në bazë të këtyre vlerësimëve të liderit të Kosovës dhe atij malazez, McAllister, anëtar në Partinë Kristain Demokrate (CDU) të kancelares gjermane Angela Merkel, bëri thirrje që qeveria gjermane të lëviz ngadalë drejt pozicionit të të shpallurit Kosovën dhe Malin e Zi vende të sigurta të origjinës, një status që do t’a vështirësoj qytetarëve të këtij vendi marrjen e azilit në Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat