HRW: Gjykata Speciale - hap drejt drejtësisë

Lajme

HRW: Gjykata Speciale - hap drejt drejtësisë

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 17:43

Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës morën një hap të rëndësishëm drejt drejtësisë, më 3 gusht 2015, duke krijuar një Gjykatë Speciale për të gjykuar krimet e rënda të kryera pas luftës së viteve 1998 dhe1999 në Kosovë, tha sot Human Rights Watch. Organizata, përmes një komunikate për media, porosit se Qeveria e Kosovës dhe Bashkimi Evropian duhet menjëherë të themelojnë gjykatën me një program të fuqishëm për mbrojtjen e dëshmitarëve.

“Me kërkesë të qeverisë, Kuvendi miratoi një amendament kushtetues, duke hapur rrugën për gjykatën, dhe pastaj një ligj për themelimin e trupit gjyqësor, si dhe një ligj për të financuar mbrojtjen ligjore për ata që kanë nevojë. Gjykata do të veprojë sipas ligjeve të Kosovës, por me një dhomë jashtë shtetit, si dhe me prokurorë e gjyqtarë ndërkombëtar të emëruar.

‘Qeveria e Kosovës dhe ligjvënësit morën vendimin e duhur për drejtësi dhe llogaridhënie’, tha Lotte Leicht, drejtor i BE-së në Human Rights Watch. ‘Tani është e rëndësishme për të marrë hapin e ardhshëm dhe të krijohet gjykata menjëherë, kështu që akuzat e krimeve të rënda mund të trajtohen nga një organ i paanshëm, i pavarur, dhe i sigurt.’

Që gjykata të jetë e besueshme, një mekanizëm i fuqishëm ndërkombëtar për mbrojtjen e dëshmitarëve është i nevojshëm. Gjykimet e krimeve të lu ftës të së kaluarës në Kosovë dhe në Tribunalin Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë kundër ish-anëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), grupi rebel etnik shqiptar, janë dëmtuar nga frikësimi i dëshmitarëve dhe vdekjet.

Gjykata Speciale do të gjykojë rastet bazuar në një Raport të Këshillit të Evropës nga ana e senatorit zviceran Dick Marty, publikuar në vitin 2010. Raporti akuzoi disa anëtarë të UÇK-së për rrëmbime, rrahje, ekzekutime, dhe, në disa raste, heqjen e detyruar të organeve njerëzore në territorin shqiptar gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Në vitin 2011, Bashkimi Evropian krijoi një organ hetimor të vendosur jashtë Kosovës, i quajtur Task Forca Speciale Hetuese (SITF) për të hetuar krimet e pretenduara në raportin e Martit. Prokurori i parë kryesor i task forcës, Clint Williamson, njoftoi më 29 korrik 2014, se ai kishte prova të mjaftueshme për aktakuzat kundër disa ish-anëtarëve të lartà « të UÇK-së, të cilët, ai tha se ishin përgjegjës për një fushatë të organizuar të rrëmbimeve, burgosjeve të paligjshme, vrasjeve të paligjshme dhe dhunës seksuale. Ai tha se shumica e viktimave ishin anëtarë të grupeve të pakicave - serbë, romë, dhe të tjerë, por edhe shqiptarë të Kosovës të cilët konsideroheshin si bashkëpunëtorë të serbëve ose, më shpesh, kundërshtarë politikë të udhëheqjes së UÇK-së.

Williamson tha se gjetjet e tij ishin kryesisht në përputhje me raportin e senatorit Martit, duke përfshirë akuzat për një "grusht" të rasteve të trafikimit të organeve, por ai nuk ka siguruar prova të mjaftueshme për aktakuzë për atë krim.

Aktakuzat për krime të tjera, duke përfshirë krime kundër njerëzimit, mund të paraqiten pasi qe të themelohet Gjykata Speciale, tha ai.

Në maj 2015, një prokuror i ri i task forcës, David Schwendiman, një shtetas amerikan, u emërua.

Hapi tjetër ështà « që Kosova të arrijë një marrëveshje për vend pritës me një shtet anëtar të BE-së, ku gjykata speciale do të vendoset. Pasi qe gjykata të themelohet zyrtarisht, task forca mund të ngre padi”, shkruan HRW.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat