Deputeti gjerman strehon dy refugjatë (Foto)

Lajme

Deputeti gjerman strehon dy refugjatë (Foto)

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 17:25

Një deputet konservator gjerman, Martin Patzelt, ka marrë në shtëpinë e tij dy refugjatë nga Eritrea dhe po i ndihmon të rinjtë që të gjejnë punë.

Patzelt, i cili jeton afër Frankfurtit ka një muaj që strehon në banesën e tij dy emigrantët.

Deputeti është shprehur se gjermanët duhet t’u gjejnë një strehë njerëzve që largohen nga lufta. Përgjithësisht ata që vijnë nga Siria dhe Eritra mund të marrin statusin e refugjatit në Gjermani, çka i lejon ata të qëndrojnë atje.

“Nëse më shumë njerëz e bëjnë këtë gjë, jemi në rrugën e duhur,” tha ai.

Vitin e shkuar ky politikan sugjeroi që qytetarët të akomodojnë refugjatët në banesat e tyre, por mori kërcënime anonime me vdekje.

Ai i takoi dy refugjatët, Haben, 19 vjeç dhe Awet, 24 vjeç në një kishë të zonës dhe i ftoi për në shtëpinë e tij. Që të dy djemtë po mësojnë gjuhën gjermane. Njëri punon në një administratë lokale, ndërsa tjetri në një supermarket.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat