Barbarët e ISIS-it vrasin gruan shtatzënë në sy të vajzës së saj 14-vjeçe (Foto)

Lajme

Barbarët e ISIS-it vrasin gruan shtatzënë në sy të vajzës së saj 14-vjeçe (Foto)

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 15:41

Një mjeke që shërben në një kamp refugjatësh në Kurdistan ka treguar se si ajo e ka trajtuar një 14-vjeçare e cila kishte ikur nga duart e militantëve të ISIS-it, nënën e së cilës e kishin qëlluar në bark edhe pse ajo ishte shtatzënë.

Vajza ishte kthyer prapa për ta parë nënën e saj, ndërsa babai i saj ia kishte mbuluar sytë që të mos i shoh momentet kur militantët islamikë vranë nënën e saj që ishte në muajin e tetë të shtatzanisë.

Për shkak të traumave të mëdha që vajza kishte përjetuar, ishte verbuar përkohësisht, ka rrëfyer ajo për Daily Mail.

Doktoresha Nemam Ghafouri zbuloi poashtu edhe një rast tjetër të një djaloshi të ri që ishte qëlluar në shpinë dhe supe, pasi i gjithë fshati i tyre ishte shkatërruar në momentin që ata kishin refuzuar të ktheheshin në myslimanë.

23-vjeçari Abass, i kishte treguar asaj se si 53 burra jazidi ishin shtrirë për tokë me forcë dhe ishin qëlluar për vdekje.

Abass ishte arratisur nga militantët e ISIS-it, dhe i ishte dashur një javë ecje nëpër shkretëtirë që të arrinte tek doktoresha Ghafouri për trajtim mjekësor.

Doktoresha Ghafouri në një intervistë të gjatë për Daily Mail ka treguar se shumë fëmijë në zonat e luftës në Lindje të Mesme janë duke vuajtur nga sëmundja e stresit post-traumatik, si pasojë e ekspozimit ndaj pamjeve të tmerrshme.






Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat