Mbledhje komemorative dhe homazhe per ish zv.ministrin Agim Mehmeti

Lajme

Mbledhje komemorative dhe homazhe per ish zv.ministrin Agim Mehmeti

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 14:59

Pas vdekjes në Zvicër të veprimtarit, ushtarakut dhe ish zëvendësministrit të parë të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Agim Mehmeti, sot me nderime të larta institucionale në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë është mbajtur mbledhje komemorative, ku dhe janë kryer homazhe, prej nga më pas është varrosur në fshatin e tij lindjes në Botushë. Në emër të kryetares së Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, familjne Mehmeti, përfaqësuesit e lartë institucional nga Kosova dhe Shqipëria, si dhe të pranishmit tjerë të shumtë, ngushëllime ka shprehur nënkryetari i Komunës, Ramadan Hoti.”Me pikëllim të madh morrëm lajmin se në Zvicër ndërroi jetë njëri ndër personalitetet dhe figurat kyçe të themelimit strukturave ushtarake, e cila nën emblemën e UÇK-së luftoi për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë, Kosovës.Duke sfiduar barrëra dhe barriera të rënda jetësore, përfshirë dhe burgun politik ushtarak, Agim Mehmeti i tejkaloi të gjitha deri në datën e djeshme të 3 gushtit, kur përjetësisht u nda fizikisht nga ne, porse me veprat e lëna si kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën’ theksoi nënkryetari Ramadan Hoti, i cili më pas veçoi se Agim Mehmeti, pos angazhimit dhe dedikimit të tërësishëm ushtarak, ka sjellur edhe një vepër pasqyruese për këtë strukturë organizative ushtarake, ku tani edhe ishim në pritje të vëllimit të dytë që e kishte në përpunim, porse vdekja e hershme e ndaloi së vepruari dhe punuari më tej.Ndaj, përfundoi nënkryetari Ramadan Hoti, me krenarinë më të madhe për një personalitet të tillë të shquar, Agim Mehmetit kujtimi dhe vendi historik do ti përkasin gjithnjë në hapësirat e merituara. Haki Demolli, ministër i Ministrisë së FSK-së ka folur në mënyrë kronologjike për kontributin e tij ushtarak dhe patriotik, që nga përballja dhe burgimi në vitet e tetëdhjeta, e deri tek përkushtimet e tija konkrete për themelimin e strukturës mbrojtëse dhe luftarake për një Kosovë të lirë, si dhe shtet të pavarur, duke e karakterizuar Agim Mehmetin si njeri të veçantë, me kontribut të veçantë për vendin e tij. Në këtë komemoracion janë lexuar edhe telegrame të shumta nga ish veprimtarët dhe ushtarakët e lirisë, ndërkaq në emër të familjes për organizimin dhe pjesëmarrjen e lartë në këtë ceremoni mortore ka falënderuar Bajram Mehmeti, vëllau të ndjerit, Agimit./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat