Deputetët lexojnë projektligjet sa për sy e faqe, nguten për pushime

Lajme

Deputetët lexojnë projektligjet sa për sy e faqe, nguten për pushime

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 14:17

Deputetet e Kuvendit të Kosovës datën e 3 gushtit 2015 do ta mbajnë gjatë në kujtesën e tyre, pasi që atyre nuk mbahet mend të ju ketë rënë kaq gjatë të qëndrojnë në sallën e seancave të Kuvendit.

Ky rekord ndodhi për shkak të formimit të Gjykatës Speciale, i cili në rast se nuk do të bëhej, deputetëve u ishte thënë se do tu kushtonte me pushimin një mujor veror.

E ngutja e deputetëve, për të shkuar sa më parë në pushime, bëri që ata të miratonin dy projektligjet e Speciales, pa i lexuar apo konsultuar sa duhet.

Këtë e dëshmon fakti se gjatë seancës së mbrëmshme, deputetët patën vërejtje dhe nuk kuptonin lidhur me ato që thuhej në nene të caktuara të këtyre projektligjeve.

Madje disa herë kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, kërkoi nga deputetët të kuptonte nëse ata e kishin të qartë se për çfarë votuan dhe se çfarë kishin para vetës, duke ju thënë se vendimin për të votuar këto projektligje dhe ndryshimet kushtetuese e kishin marrë vet.

Përveç kësaj ngutja e Veselit për të thënë se duhet votuar sa më parë këto projektligje u pa disa herë, deri sa ai u thoshte deputetëve që të votonin sa më parë në mënyrë që nga sot të fillonin pushimin veror, gjë e cila shihet edhe në videot e bëra nga kameramanët e KosovaPress, derisa seanca ishte në transmetim të drejtpërdrejtë.

Ndryshe deputetët i kanë dhënë fund sesionit pranveror, për tu rikthyer në sesionin vjeshtor që pritet të filloj në muajin shtator, atëherë kur edhe do të kuptohet më shumë për vendndodhjen e Speciales dhe për mënyrën e funksionimit të saj e po ashtu për personat e akuzuar potencial të cilët do t;iu nënshtrohet proceseve gjyqësore, për krimet e supozuara gjatë luftës së vitit 1998-99 në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat