Deputetët ‘analfabetë’ të Kosovës

Lajme

Deputetët ‘analfabetë’ të Kosovës

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 13:54

Kandidatët për deputet në legjislaturën paraprake dhe deputetët aktual të Republikës së Kosovës kanë përgatitje më të ulët profesionale në krahasim me vendet e rajonit.

Kështu u bë e ditur sot në një konferencë për media nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave në një anketim të zhvilluar nga me kandidat për deputet nga Kosova dhe vendet e rajonit.

Në këtë anketim kanë marrë pjesë mbi 1000 kandidat për deputet dhe deputet aktual të vendit dhe rajonit.

Pyetësori është shtruar me temë, si sfondi politik dhe aktivitetet, fushata zgjedhore, pikëpamjet e tyre politike dhe përfaqësimi i tyre personal.

Në këto gjetje është theksuar se kandidatët për deputet nga Kosova janë kandidat ku më së shumti kanë pasur lëvizje partiake, në krahasim me vendet e rajonit.

Xhikolli: Deputetët nga Kosova më shumë lëvizje partiake

Gent Xhikolli nga KIPRED tha se lëvizjet e kandidatëve për deputet, përqindje më të lartë kanë kandidatët nga Kosova, duke pasur ndryshime partike. Mirëpo ajo që dominon është se shumica e të anketuarve kanë qenë kandidat edhe në regjistraturat e kaluara.

“ Kandidatët për deputet dhe deputetët aktual në anketimin tonë kanë deklaruar se shumica prej tyre kanë pasur preferenca që të kalojnë në subjekte tjera politike duke e ndryshuar mendimin e tyre politik. Kjo është e shfaqur më shumë në Kosovë se në vendet e rajonit. Dominuese është që këta kandidat kanë marrë pjesë edhe në regjistraturat e kaluara” ka thënë Xhikolli.

Një e përbashkët e të gjithëve të anketuarve është pjesëmarrja nëpër sindikata të ndryshme, janë anëtarë të ndonjë shoqate fetare sportive apo diçka tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat