Ministri gjerman Steinmeier mirëpret votimin e Speciales

Lajme

Ministri gjerman Steinmeier mirëpret votimin e Speciales

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 13:18

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier e ka mirëpritur vendimin e djeshëm në Kuvendin e Kosovës për ndryshimin e amendamenteve kushtetuese që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

Ministri gjerman ka deklaruar se e mirëpret vendimin inkurajues të Parlamentit të Republikës së Kosovës që votoi amendamentet e domosdoshme kushtetuese që i hapin rrugë krijimit të Gjykatës Speciale.

Ky vendim sipas tij tregon që Kosova është e vendosur për të ndërmarr qoftë edhe hapa të këtillë të domosdoshëm për t’i mbrojtur vlerat e funksionimit të ligjit dhe për të dënuar krimet e bëra.

Sipas tij një vendim i tillë është pjesë e një konflikti të pashmangshëm me të kaluarën, por Gjermania e ka mbështetur Kosovën nëpër faza të ndryshme dhe do të vazhdoj ta mbështes atë gjatë rrugës për integrime evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat