BBC: Specialja do të hetoj edhe dyshimet mbi trafikim me organe

Lajme

BBC: Specialja do të hetoj edhe dyshimet mbi trafikim me organe

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 13:01

Parlamenti i Kosovës ka amandamentuar ndryshimet kushtetuese që lejojnë themelimin e një gjykate speciale që do të hetoj pretendimet mbi krime lufte të kryera nga luftëtarët shqiptarë që nga vitet 1990.

Kështu ka shkruar BBC mbi kalimin e Speciales në Kuvendin e Kosovës.

BBC shkruan se pjesëtarë të UÇK-së, tashmë e shpërbërë, janë akuzuar për krime të ndryshme lufte, përfshi këtu trafikimin me organet e pengjeve serbe.

“Kjo është një sfidë që duhet ta kalojmë”, ka cituar BBC kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.

Sipas BBC-së, shumë ish-anëtarë të UÇK-së që tani janë bërë deputetë kanë kundërshtuar themelimin e kësaj gjykate.

Ky tribunal do të jetë pjesë e legjislaturës së Kosovës, por procedimi i saj do të mbahet jashtë vendit, me informata ende të pasigurta se vendi mund të jetë Holanda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat