E konfirmon Londra: Selia e Speciales në Hagë

Lajme

E konfirmon Londra: Selia e Speciales në Hagë

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 07:35

Edhe pse Holanda mendohej gjithmonë të ishte vendi ku do të ketë selinë Gjykata Speciale për krimet e luftës në Kosovë, konfirmim nuk ka pasur zyrtar ende.

Por, në reagimin e vet përshëndetës Ministria e Jashtme e Britanisë së Madhe ka treguar se selia do të jetë pikërisht në Hagë.

“Kuvendi i Kosovës ka votuar ligjet për krijimin e Gjykatës Speciale për të hetuar pretendimet për krimet e luftës nga konflikti i vitit 1999. Kosova është pajtuar për krijimin e një gjykate ndërkombëtare (Gjykata Speciale) në Hagë për t’i dëgjuar këto pretendime. BE-ja do të ofrojë fondet për të”, thuhet në reagimin e Ministrit për Evropë, David Lidington.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat