Stojanoviq: Vendimi për Specialen - pas presionit ndërkombëtar

Lajme

Stojanoviq: Vendimi për Specialen - pas presionit ndërkombëtar

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 21:41

Zëvendëskryeministri i Kosovës Branimir Stojanoviq ka deklaruar se është i kënaqur për miratimin e amendamentit në Kuvend që i hap rrugë formimit të Gjykatës Speciale.

“Natyrisht se jemi të kënaqur, ishte e pasigurt deri në vetë fundin. Deri në çastin e fundit nuk e dinim se a do të kemi votat e mjaftueshme”, ka thënë Stojanoviqi për B92 të Beogradit.

Ai ka shtuar se shpreson se në seancën e sontme të Kuvendit do të miratohet edhe Ligji, si dhe se për marrjen e vendimit ka ndikuar ndjeshëm bashkësia ndërkombëtare.

”Është krejtësisht e qartë se ky vendim është marrë nën presionin e bashkësisë ndërkombëtare. Pa plotësimin e këtij obligimi nuk mund të ecej përpara”, ka thënë Stojanoviqi, duke shtuar se beson se sot “është kryer një punë e madhe dhe e rëndësishme” për komunitetin serb në Kosovë.

Përveç që potencojnë se formimi i speciales bëhet pas presionit të madh të SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian, mediat serbe gjithashtu theksojnë se gjykata themelohet “për të hetuar krimet e UÇK-së”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat