Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Lajme

Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 21:18

Me kërkesë të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet sonte, më 3 gusht, në orën 21:00 në një seancë të jashtëzakonshme, me këtë rend dite: shqyrtimi i parë i Projektligjit për dhomat e specializuara dhe zyrën e prokurorit të specializuar, si dhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtjen juridike dhe financiare të personave të akuzuar potencialë në proceset gjyqësore pranë dhomave të specializuara.
Kështu vendosi sot Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e saj të përbashkët me kryetarët e grupeve parlamentare, të kryesuar nga kryetari Kadri Veseli.
Kryetari Veseli bëri të ditur se kërkesa e kryeministrit është në pajtim me nenin 69, paragrafi 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ndërsa sipas saj, shqyrtimi i dy projektligjeve bëhet me procedura të përshpejtuara.
Kreu i Kuvendit njoftoi se me Kushtetutë dhe Rregulloren e Kuvendit nuk është përcaktuar afati për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme, por nga praktika e deritashme, seanca e jashtëzakonshme mbahet sipas kërkesës së propozuesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat