KEDS angazhon ekipe për të rregulluar prishjet nga shiu

Lajme

KEDS angazhon ekipe për të rregulluar prishjet nga shiu

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 17:34

Erërat e forta dhe të reshurat që kanë përfshirë vendin sot përvec shumë dëmeve në shtëpi dhe objekte tjera, shkaktuan shumë prishje në rrjetin e distribuimit të energjisë elektrike.

Janë raportuar shumë prishje në tensionin e mesëm, ndërsa numri i prishjeve në nivelin e tensionit të ulët mund të jetë më i madh.

Në raste të tilla emergjente, ne jemi në shërbim të qytetarëve dhe kemi shtuar numrin e ekipeve në teren për të rregulluar prishjet. Përvec ekipeve të prishjeve, në terren janë edhe ekipet e mirëmbajtjes.

Jemi duke bërë të pamundurën që të gjitha këto prishje t’i rregullojmë në afatin më të shkurtë të mundshëm kohor. Luten të gjithë qytetarët të lajmërojnë prishjet në Qendrën e Thirrjeve të KEDS, (në telefonat 038 501 701 1000; 038 791 000), me qëllim që intervenimi të bëhet në kohën sa më të shkurtër deri sa i falenderojmë të gjithë që në vazhdimësi po lajmërojnë prishjet e shkaktuara nga moti i ligë.

Në anën tjetër, vazhdojmë të jemi në gjendje të plotë gatishmërie për t’u përballur me të gjitha problemet në mënyrën më profesionale dhe më të shpejtë të mundshme dhe falënderojmë edhe ekipet tona që edhe njëherë po dëshmojnë se janë në shërbim të plotë qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat