Ish-zëvendësministri Mbrojtjes Mehmeti varroset të martën në Botushë

Diaspora

Ish-zëvendësministri Mbrojtjes Mehmeti varroset të martën në Botushë

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 15:58

Ish-zëvendësministri i parë i Mbrojtjes Agim Mehmetit, i cili ndërroi jetë të hënë në mesditë në Zvicër do të varroset të martën në Gjakovë.

Sipas, njoftimit të Këshillit Organizativ të martën me 4 gusht në ora 13.00 do të organizohet Mbledhje komemorative në Shtëpinë e Kulturës në Gjakovë. Ndërsa, varrimi i të ndjerit do të bëhet në varrezat e fshatit në Botushë në ora 16.00.

Ndërsa, lajmin për vdekjen e ish zëvendësminitri të Mbrojtjës në luftë, Agim Mehmeti e ka bërë miku i tij Rrok Berisha përmes një postimit në rrjetin social Facebook.

“Me dhembje pranova Lajmin për ndërrimin e Jetës se z. Agim Mehmetit, Z/ministritë i Mbrojtjes se Republikës se Kosovës, dhe mikun tim e të familjes time. Z. Agim, ishte Atdhetar, njeri me qëndrime e i vendosur, që dha shumë për çështjen e Kosovës. Ishte e mbetet përherë mik i mirë e i çmbushem, i veprimit e fjalës-besës. Lavdi veprës e jetës së z. Agim Mehmeti. Ngushëllime Vëllezërve Mehmeti e familjes Mehmeti. Shpirti i ti pushoftë në paqe”, shkruan Berisha në Facebook.
Kurse, Agim Mehmeti vitin e kaluar e botoi librin “E vërteta për FARK-un”!/A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat