“Në varrime nuk po përdoret flamuri islam po ai saudit, mund të përdoret flamuri kombëtar shqiptar”

Lajme

“Në varrime nuk po përdoret flamuri islam po ai saudit, mund të përdoret flamuri kombëtar shqiptar”

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 12:18

Doktori i shkencave islame, Mustafa Bajrami, thotë se flamuri me ngjyrë të gjelbër që herë pas here përdorët nëpër evinemente të ndryshme në trojet tona, është flamuri zyrtar i shtetit të Arabisë Saudite, por jo flamuri islam për të cilin aludohet se kinse është përdorur në kohën e Muhamedit a.s.

“Politizimet rreth atij flamuri janë të panevojshme. Shqetësimet mund të arsyetohen vetëm nëse është fjala për ruajtjen e asaj dëshmie që është e shkruar në të, asgjë më shumë. Përdorimi i flamurit shqiptar, nëse bash dëshirohet të përdorët aty ku përdoret flamuri i shtetit saudit, nuk është i gabueshëm, përkundrazi është i pëlqyeshëm. Ngurrimi që të mos përdoret flamuri kombëtar shqiptar mbi arkivole, xhami apo vende dhe evinemente tjera me arsyetimin se në te figuron shqiponja, është marrëzi, injorancë, prej disave dyftyrësi e nga disa edhe interes i ngushtë, mbase shumë i budallakaftë...! Në lidhje me këtë, mendoj se duhet të ketë ligj dhe rregullore, por jo që secili sipas shijes së tij të jep fetfa...!”, thotë Bajrami.

Ditë më parë, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë: “Mos i varrosni të vdekurit me flamuj arab. Ne jemi shqiptarë dhe duhet të varrosemi me flamur shqiptar”!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat