Serbia dyfishon investimet në Kosovë

Lajme

Serbia dyfishon investimet në Kosovë

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 09:17

Republika e Serbisë në muajt në vijim do t'i dyfishojë përpjekjet në arsim, shëndetësi dhe Universitetin e Prishtinës në veri të Mitrovicës, me qëllim të lehtësimit të jetës së serbëve në Kosovë.

Kështu ka deklaruar në Mitrovicë, drejtori i Zrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, para takimit me kryetarët legalë dhe ilegalë të katër komunave veriore, e në të cilin merrnin pjesë edhe ministri për Kthim dhe Komunitete i Republikës së Kosovës, Dalibor Jevtiq.

Ai ka thënë se populli serb duhet të jetë konkurrent kur është fjala për sistemin arsimor, i cili dhuet të përmirësohet.

Gjuriq ka shtuar se 25% e të gjithë mësimëdhënësve në sistemin e arsimit në Kosovë nuk kanë kualifikim përkatës për vendet që i mbajnë në shkollat fillore, madje edhe në UP-në në veri dhe për këtë arsye, sipas tij, “nxënësit dhe studentët nuk marrin edukim kualitativ”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat