Zhduket pa gjurmë atleti shqiptar në Kaliforni, merrte pjesë në botëror

Lajme

Zhduket pa gjurmë atleti shqiptar në Kaliforni, merrte pjesë në botëror

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 22:23

Një atlet shqiptar paraolimpik, me aftësi të kufizuara është shpallur i zhdukur në Los Anxhelos të Kalifornisë, që prej ditës së shtunë.

Andi Gusmari 44 vjeç, gjendej në Kampusin Universitar të Universitetit të Kalifornisë së Jugut, ku po zhvillohej edhe Botërori i Lojërave Olimpike për njerëzit me aftësi të kufizuara.

Në njoftimin e policisë së Los Anxhelosit jepen edhe përshkrimet për gjithë ata që mund të kenë dijeni për atletin shqiptar, ku ndër të tjera thuhet se është parë për herë të fundit rreth orës 20:30 me orën lokale të së shtunës në ambientet e Universitetit të Kalifornisë Jugore dhe mbante veshur një bluzë të kuqe, pantallona dhe këpucë të zeza.

Gusmari po merrte pjesë në një event në Kaliforni dhe megjithëse nën shoqërinë e trajnerëve dhe delegacionit shqiptar ka humbur gjurmët ditën e shtunë.

Me gjithë kontrollet e ushtruara nga policia në kampusin dhe zonën përreth nuk është mundur të gjendet ende asnjë gjurmë e atletit 44 vjeçar.

Ndërkohë policia e Los Anxhelosi t ka vënë në dispozicion edhe numra e kontakti për ata që kanë dijeni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat