Një luftë 16-vjeçare mes heroinës dhe jetës reale (Video)

Lajme

Një luftë 16-vjeçare mes heroinës dhe jetës reale (Video)

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 21:50

Toni ndihet i pashpresë dhe me dhimbje pohon se familja e tij duhet të ishte më e vëmendshme ndaj tij shumë vite më parë. I ka kaluar të 30-tat dhe për shumë vite ka qenë përdorues i heroinës.

“Kisha kuriozitet dhe kur ke shokë ata që e pinë, është e lehtë për ta gjetur. Muajt e parë nuk e kupton, vetëm sa fle më tepër. Më pas, ke dhimbje koke dhe kockash. Bëhesh edhe shumë agresiv”, thotë Toni.

Por, për të marrë mallin e dëshiruar në më të shumtën e rasteve i është dashur edhe të kthehet në një hajdut profesionist makinash. Çka ka bërë që të dënohet me burg.

“Do vjedhësh sepse të duhen paratë. 1 gramë heroinë shkon 25 mijë ose 30 mijë lekë të vjetra. Në çdo lagje të Tiranës mund të gjesh shitës heroine”, tregon Toni.

Të rinjtë drogën mund ta marrin kudo. Pengesa kryesore për ta duhet të jetë familja. Nëse prindërit nuk do të jenë indiferentë, por të qëndrojnë pranë fëmijëve rë tyre, ata do ta kenë shumë të vështirë të gabojnë.

“Duhet të jesh në punë ose në shkollë. Nuk duhet të rrish shumë me shoqërinë. Unë nuk kam pasur asnjeri të më kontrollojë, pasi ishin në punë. Adoleshentët nuk duhet ta provojnë. Unë jam penduar shumë”, mbyll rrëfimin e tij Toni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat