PDK-ja po bën lojëra të rrezikshme me fatin e Kosovës!

Lajme

PDK-ja po bën lojëra të rrezikshme me fatin e Kosovës!

Nga: N. Shala Më: 2 gusht 2015 Në ora: 17:59

Numrat janë gati! Të paktën në letër i ka të konfirmuar Qeveria e Kosovës, sipas kërkesës së cilës, të hënën do të votohet në Kuvend për krijimin e gjykatës speciale. Opozita ka paralajmëruar sherr, më saktë ka kërcënuar me marrje masash, pas treguar se çfare, për t’ju kundërvënë pushtetit, që ta themelojë gjykatën.
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa është shprehur i bindur të dielën se tashmë janë siguruar kushtet që Kuvendi ta themelojë gjykatën speciale. Mustafa, beson se numrat janë, por pret që të hënën kjo të konfirmohet në Kuvendin e Republikës, shtatë vjeçare.
Por, kundër parashikimeve të Mustafës, me gjasë komandantët e luftës, do të provojnë të vënë në lëvizje turmën e invalidëve dhe veteranëve të luftës, me shpresë se me ndihmën e tyre, do t’ia arrijnë qëllimit, që ta parandalojnë edhe njëherë krijimin e gjykatës speciale, ku do të mund të akuzohen shumë krerë lufte, të paktën 8-10 veta.
Protesta është paralajmëruar nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së, se të hënën do të mbaj protestë për të kundërshtuar themelimin e Gjykatës Speciale si dhe për zvarritjen e publikimit të listave të veteranëve të UÇK-së.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat