Në fillim të javës reshje lokale shiu, më pas nxehtë

Lajme

Në fillim të javës reshje lokale shiu, më pas nxehtë

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 17:40

Ditëve të para të javës do të mbajë mot jostabil me reshje lokale shiu dhe bubullima, të cilat më intenzive pritet të jenë të hënën. Në pjesën e dytë të javës më nxehtë me temperatura maksimale nga 32C deri 34C.

2.08.2015 - Ditëve të para të javës vendi ynë do të jetë nën ndikimin e një turbullire që po vjen nga Mesdheu. Një lug barik që shtrihet nga Europa qëndrore do të sjellë mot jostabil, me kondita për zhvillime të vransirave lokale, të cilat do të shoqërohen edhe me shtrëngata me shi. Shtrëngatat me shi pritet të jenë më intenzive ditën e hënë, me mundësi edhe për reshje breshëri. Ditën e martë dhe mërkurë reshje lokale dhe bubullima pritet të ketë gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes. Temperaturat, në krahasim me ditën e sotme që po shënojnë 35C, do të zbresin lehtë, me minimale që do të sillen nga 17C deri 19C, e ato maksimale nga 29C deri 32C. Era do të fryejë nga verilindja 1-6m/s.

Nga dita e enjte, një valë e të nxehtit nga Afrika veriore do të depërtojë në qendër të kontinentit Europian, si dhe në rajonin tonë. Temperaturat do të jenë në rritje, ku në rajon do të sillen nga 34C deri 38C, e në Shqipëri, parashikohen temeperatura maksimale deri në 40C, derisa në vendin tonë ato do të sillen nga 32C deri 34C. Era do të fryejë mesatarisht nga verilindja 3 deri 10m/s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat