Ku është Leme Xhema?

Lajme

Ku është Leme Xhema?

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 15:29

Askush nuk e di ku është ish drejtoresha e PTK-së, Leme Xhema, e cila në vitin 2011 u dënua me 3 vjet heqje lirie për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe hyrje në kontratë të dëmshme.

Derisa për vendndodhjen e saj nuk di askush, informatat e fundit kanë qenë nga shkurti i këtij viti, se e kërkuara e Interpolit Leme Xhema, punon si ndihmëskryetare në Komunën e Medvegjës.

Gjykata Supreme e Kosovës në vitin 2011 ia vërtetoi asaj dënimin e shpallur nga Gjykata themelore në vitin 2008, me tre vjet heqje lirie dhe prej atëherë ajo është arratisur, kurse emri i saj gjendet në Interpol, por as kjo nuk ka ndihmuar në arrestimin e saj.

Ndërkohë, Leme Xhemja vazhdon ta ketë të hapur një profil në rrjetin social Facebook, ku përveç emrit të saj, të shkruar në alfabetin serb (Lemja Đema) dhe datëlindjes së saj 24.03.1958, nuk ka asnjë të dhënë tjetër.

Ndërsa freskimin e fundit në faqen e saj në Facebook e ka bërë me ndryshimin e fotografisë së profilit më 29 korrik, ku është vendosur fotografia e një peme.

Në mesin e miqve të Leme Xhemës në Facebook figurojnë edhe emra të njohur nga skena politike, si" ai nënkryetarit aktual të Medvegjes, Florim Shiti, ish-ministrit Fadil Ismajli, emri i kryetarit të Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi.

Ndërkohë, në qershor të këtij viti, një medium në Kosovë kishte shkruar se ish-drejtoreshës të PTK-së, Leme Xhema, i është vjetruar rasti dhe lirshëm mund të kthehet në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat