Steinmeier: Mbështesim Turqinë në luftën kundër terrorizmit

Lajme

Steinmeier: Mbështesim Turqinë në luftën kundër terrorizmit

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 13:12

Ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier deklaroi se vendi i tij mbështet Turqinë në çështjet e luftës kundër terrorizmit.

Në një deklaratë për gazetën më të shitur gjermane ”Bild”, Steinmeier tha se ”askush nuk dëshiron që Turqia të rikthehet në ditët e dhunës”.

”Në rast se PKK-ja sulmon forcat e sigurisë, atëhere Turqia duhet t’i japë përgjigjen e duhur kësaj, edhe pse ura e ngritur me mund për vite me radhë drejt kurdëve nuk duhet shembur”, theksoi ai.

Steinmeier gjithashtu tha se duhet të tregohet respekt ndaj partisë kurde të pranishme në parlament.

“Mendoj t’i bëj pushimet në Turqi. Tani zonat problematike janë zonat në kufi me Sirinë dhe Irakun dhe jo zonat turistike. Madje shumë punonjës dhe këshilltarë të mi ndodhen në Turqi për pushime, por si Ministri e Jashtme, si çdo herë, ne bëjmë rekomandimet tona për udhëtimet”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat