Prapë kolona në kufirin me Serbinë

Lajme

Prapë kolona në kufirin me Serbinë

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 10:54

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media thotë se në pikë – kalimet kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë ka sërish kolona, por, ato janë më të shkurtra se sa dje.

Në njoftim thuhet se Policia e Kosovës është duke vazhduar të punoj me numër të shtuar të personelit policor në pika kufitare me qëllim të aplikimit të punës së kontrollit kufitar të përshpejtuar, për ti shmangur pritjet e gjata dhe të ju mundësojë qytetarëve, bashkatdhetarëve tanë kalim më të shpejtë të kontrollit kufitar.

Informacionet e orës 10:30 tregojnë se në Merdare (Podujevë) në hyrje kolona është e gjatë rreth ( 1 km), ku pritjet janë ( 1 – 2 orë), ndërsa në dalje kolona është më pak se (1 km), dhe pritjet zgjasin rreth (1 – 1.50 orë), varësisht prej frekuentimit të automjeteve.

Ndërsa në pikë-kalimin kufitar tek Dheu i Bardhë (Gjilan) si në hyrje ashtu edhe në dalje nuk ka kolona të gjata ku pritjet momentalisht zgjasin rreth (10 – 20 minuta).

Kurse në pikë-kalimin kufitar Mutivodë (drejtimi i fshatit Keçekollë) dhe pikë-kalimi kufitar Muq ibabë –(Gjilan) në hyrje dhe në dalje nuk ka fare pritje të gjata, përveç pritjeve normale afërsisht deri në (05-10) minuta.

Policia e Kosovës me qëllim të shmangies së pritjeve të gjata, njofton të gjithë qytetaret se, ata që mund të shfrytëzojnë pikë-kalime tjera kufitare ku nuk ka pritje apo ka më pak pritje, ti shfrytëzojnë ato pasi nuk ka kolona dhe pritje të gjata.

Policia thekson se nga ana e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës, puna është duke u zhvilluar normalisht me kapacitete dhe intensitet të shtuar, mirëpo kolona-pritjet janë duke u shkaktuar si rezultat i fluksit të madh të automjeteve si dhe procedurave që aplikohen gjatë plotësimit të dokumenteve-formularëve për kalim kufitar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat