​Rexhep Qosja sulmon Ismail Kadaren: Po i fton shqiptarët të ndërrojnë fenë

Lajme

​Rexhep Qosja sulmon Ismail Kadaren: Po i fton shqiptarët të ndërrojnë fenë

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 09:43

​Rexhep Qosja thotë se Ismail Kadare bën thirrje që shqiptarët të ndërrojnë fe. “Mos do të thotë kjo se feja të cilën e ka një përqindje më e madhe e shqiptarëve është më e mirë se sa tjetra?”, pyet Qosja dhe më pas sulmon qëndrimet e shkrimtarit shqiptar.

Sipas Qoses, Kadare nuk ka qenë ideolog i ideologjisë komuniste, por edhe i asaj staliniste.

Rexhep Qosja flet në një video të shpërndarë në rrjet për qëndrimet e Kadaresë. Ai thotë se të gjitha fetë janë të mira, pse të favorizojmë një fe tjetër, dhe Ismail Kadare edhe në shkrime i fton shqiptarët të ndërrojnë fe.

Mos do të thotë kjo se feja të cilën e ka një përqindje më e madhe e shqiptarëve është më e mirë se sa tjetra?

Mos do të thotë se një fe nuk ka identitet të barabartë me atë tjetrën?

Ta shtrojmë pyetjen, pse e bën këtë Ismail Kadareja? Pse shkruan libra me këtë tezë? Për hesap, për leverdi, për konjukturë, s’ka ndonjë arsye tjetër. Nuk besoj ai që të jetë besimtar, që të ndjejë nevojë t’i ftojë bashkëkombëit e vet të kalojnë në fe tjetër, po e bën për një konjukturë në botën bashkëkohore. Kjo nuk arsyetohet, kjo është e pa moralshme” deklaron Rexhep Qosja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat