Një gjest dhe një reagim që flasin shumë (Foto)

Lajme

Një gjest dhe një reagim që flasin shumë (Foto)

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 09:31

Nëse do hapësh portalet gjermane, e sheh që janë të mbushura plot me shkrime për valën e jashtëzakonshme të emigrantëve.

Por njëkohësisht me shtimin e numrit të azilkërkuesve, sidomos nga Ballkani Perëndimor dhe më specifikisht nga Shqipëria.

Ndërkohë në qytetin Freital, qindra njerëz dolën në protestë kundër azilërkuesve.

Bild sjell këto foto kaq interesante.

Një pensionist ngre dorën duke bërë përshëndetjen e Hitlerit.

Ai po përshëndet protestuesit anti-refugjatë.

Por pas tij është një polic i forcave speciale, i cili jo vetëm ia ul dorën, por edhe i lexon të drejtat.

Tani pensionisti do përballet me gjykatën për përdorimin e një simboli të ndaluar në Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat