Kriza greke në meny restoranti: Greku ofron “Merkelin e ëmbël”

Lajme

Kriza greke në meny restoranti: Greku ofron “Merkelin e ëmbël”

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 23:14

Kthesat pa fund të tragjedisë financiare greke, mund të mos i përshtaten shijes së gjithkujt, por një pronar restoranti në Berlin, që ka emigruar në Gjermani që në vitin 1984, shpreson që me menynë e tij të re të tërheq sa më shumë klientë.
George Chrissidis në këto muaj vere, në vend që të trishtohet nga kriza në vendin e tij të lindjes, është përpjekur ta shikojë me humor dhe fantazi gjendjen e krijuar në Greqi, transmeton VOA.

Ai po ofron në restorantin e tij “Z” një meny që quhet “Drama greko-evropiane”. Pjatat e ofruara kanë emra të tillë si “Grexit e Schaeuble”, frymëzuar nga ministri i Financave i Gjermanisë, një gatim me mish qengji, djathë dhe perime.

Pjata “Varufakis” është me mish viçi, djathë të bardhë dhe piper të kuq djegës për t’ia përshtatur temperamentit të ish-ministrit grek të Financave.

“Tsipras i dashur” ka në recetë një djathë as të butë, as të fortë që reflekton natyrën jo të vendosur të kryeministrit grek.

Dhe, duke u nisur nga roli i saj në negociatat për zgjidhjet e krizës, nuk mund të mungonte një pjatë me emrin e kancerales gjermane Merkel. Ajo quhet “Angie e ëmbël”, një ëmbëlsirë me arra dhe akullore me vanilje, shumë e pëlqyer nga klientët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat