I biri i ndjerë i kishte kërkuar Bidenit që të garojë për president

Lajme

I biri i ndjerë i kishte kërkuar Bidenit që të garojë për president

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 21:44

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, i inspiruar pjesërisht nga i biri i tij i ndjerë, ka mbajtur takime në shtëpinë e tij në Washington për të diskutuar sfidimin e Hillary Clintonit për nominim nga demokratët për zgjedhjet presidenciale, ka raportuar të shtunën “The New York Times”.
Biden ka thënë publikisht se do të merr vendim në fund të verës. Por, sipas kolumnistit të “The Times”, Maureen Dowd, Biden ka nisur të flasë me miqtë e tij, me familjen dhe me donatorët për t’i hyrë garës.

“Zëvendëspresidenti 72-vjeçar ka zhvilluar takime në rezidencën e tij në Washington për të eksploruar idenë e rrëzimit të Hillaryt në Iowa dhe New Hampshire”, ka shkruar Dowd.

Ai ka cituar një bisedë në të cilën Beau Biden, ish-prokuror i përgjithshëm i cili po vdiste nga kanceri asokohe, mundohej ta detyronte babanë e tij që t’i premtonte se do të garonte për president. Edhe djali më i ri i zëvendëspresidentit amerikan, Hunter, e ka inkurajuar atë të garojë për presidencialet, raporton “The Times”, transmeton Koha.net.

Dowd, i cili në shumë raste ka qenë kritik i Hillary Clintonit dhe bashkëshortit të saj, ish-presidentit Bill Clinton, tha se një fushatë garuese për Bidenin do të ishte e komplikuar pasi që mban marrëdhënie të mira me Hillary Clinton dhe respekton dëshirën e Partisë Demokratike për të vënë një femër në Shtëpinë e Bardhë.

Shtëpia e Bardhë ende nuk ka komentuar në lidhje me planet e Bidenit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat