Shtëpia e braktisur në Prishtinë, vendtakim i narkomanëve (Video)

Lajme

Shtëpia e braktisur në Prishtinë, vendtakim i narkomanëve (Video)

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 20:56

Një shtëpi e boshatisur nga familjarët në rrugën “Hajrullah Abdullahu” në Prishtinë, është bërë çerdhe e personave që konsumojnë substanca narkotike. Brenda shtëpisë ka shumë shiringa, madje edhe të tilla që ende nuk janë përdorur.
Banorët e kësaj lagjeje, në kushte anonimiteti kanë thënë afër shtëpisë i kanë parë edhe zyrtarët e qendrës rehabilituese “Labyrinth”, të cilët i kanë sjellë këto shiringa e gjërat tjera që përdorin narkomanët.

Pohimin e banorëve nuk e mohon udhëheqësi i qendrës, Safet Blakaj, i cili ka thënë se vetë kjo organizatë qeveritare i furnizon narkomanët me shiringa me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik.

Sipas tij, kjo hyn edhe në programin për rehabilitimin e narkomanëve.

Ndonëse banorët kanë deklaruar edhe në Polici se përdoruesit e substancave narkotike shpesh i bezdisin dhe i vjedhin, u është thënë se nuk kanë çfarë tu bëjnë.

Edhe zëdhënësi i policisë Baki Kelani, ka thënë se lirimi i të arrestuarve bëhet me urdhër të Prokurorisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat