“Kombet e forta përparojnë edhe me heronj fiktivë, ne stagnojmë me heronjtë e gjallë që e hajnë hekrin”!

Lajme

“Kombet e forta përparojnë edhe me heronj fiktivë, ne stagnojmë me heronjtë e gjallë që e hajnë hekrin”!

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 16:39

Studiuesi dhe publicisti Daut Dauti, me një postim të ri në profilin e tij në Facebook, ka thumbuar sërish realitetin shqiptar.
Dauti - që ndër të tjera ka kontribut të madh në sensibilizimin e çështjes shqiptari në Britani të Madhe - në shkrimin me titullin “Heronjtë e rrejshëm dhe ata të vërtetë”, thotë se Zvicra e Anglia kanë një të përbashkët: heronjtë fiktivë, meqë zviceranët e kanë hero Vilhelm Telin e anglezët Shën Gjergjin, e që të dy këta nuk kanë ekzistuar. Ndërsa, për shqiptarët thotë se kanë edhe asi “heronj” të gjallë që e “hanë hekurin” e shkaku i të cilëve nuk përparojmë si Zvicra e Anglia.

Postimin e tij të plotë mund ta lexoni më poshtë:

"Heronjtë e rrejshëm dhe ata të vërtetë

(I inspiruar nga pavarësia e Zvicrës)

Sot, 1 gusht 2015, Konfederata Helvetike, apo shteti i njohur me emrin Zvicra, po e festoka 724-vjetorin e themelimit. Pra, 724 vjet pavarësi. Gjatë kësaj periudhe, më të gjatë se VII shekuj, në Evropë dhe përreth Zvicrës, janë bërë qindra luftëra përfshirë edhe dy Botërore. Por, këto luftëra kurrë nuk e përfshinë Zvicrën në tërësi pos ndonjë herë ndonjë qosh të saj. Pyetja që duhet të shtrohet në këtë rast është: pse gjatë kësaj periudhe kaq të gjatë asnjë shtet apo asnjë luftënxitës evropianë (të tillë ka pasë mjaft) nuk pati aspirata ta sulmojë dhe ta pushtojë Zvicrën?

Megjithatë, ka shtete edhe më të çuditshme se Zvicra. P.sh., Anglia (Britania Madhe) edhepse është sulmuar dhe okupuar disa herë, nuk ka Ditë të Pavarësisë? Anglezët kurrë nuk janë çliruar nga pushtuesit e tyre (romakët, vikingët, normanët dhe nga disa okupatorë tjerë edhe më të rrezikshëm dhe më të hershëm siç kanë qenë saksonët). Megjithatë, anglezët, edhepse të pa çliruar dhe te pa pavarësuar, ia dilnin, disi, ta okuponin dhe ta sundonin më shumë se gjysmën e botës.

Por, Anglia dhe Zvicra e kanë një të përbashkët. Heronjtë e tyre kombëtarë janë fiktivë. Heroi i anglezëve, Shën Gjergji, dhe ai i zviceranëve, Vilhelm Teli, nuk kanë ekzistuar.

Edhe një pyetje. Pse, pra ne që kemi heronj trima, kreshnikë, të fuqishëm që e hanë hekurin me dhëmbë, nuk kemi përparuar si këto dy vende që kanë heronj të rrejshëm? Tanët bile kanë ekzistuar, sidomos këta të luftës së fundit që janë ende gjallë (edhe këta e hajnë hekrin)”,ka shkruar Dauti.

Për sqarim, viti 1066 është viti që e mbajnë mend mirë anglezët. Këtë vit ata pushtohen nga normanët, e që paraqet herën e fundit që ky komb me hero fiktiv e humbi ndonjë luftë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat