Këto janë temperaturat për ditët e ardhshme

Lajme

Këto janë temperaturat për ditët e ardhshme

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 16:31

Temperaturat e larta që po mbizotërojnë javëve të fundit, pritet të kenë një ulje të vogël gjatë javës në vazhdim.

Të nxehtit saharian që e shoqëroi vendin për pothuajse gjatë tërë muajit korrik, duket se në gushtë do të fillojë të largohet.

Këtë e dëshmojnë të dhënat për temperaturat gjatë javëeve në vazhdim.

Mirëpo, nuk pritet edhe ndonjë freski e dukshme, në krahasim me javët që lëmë pas. Besim Aliu, meteorolog në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës, ka thënë për lajmi.net se në ditët e javës së ardhshme do të ketë një ulje të lehtë të temperaturave.

“Deri në fund të javës pritet që maksimalet të jenë prej 30-32. Reshje shiu pritet të ketë sot pasdite, dikur vonë, nesër e pasnesër. Ka temperaturë por jo të larta 35-36 siç janë regjistruar më herët”, ka thënë Aliu.

Parashikim i njëjtë të motin në Kosovë, paraqitet edhe në platformat “online”, si Accuëeather, Yahoo e BBC.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat