Mbetjet e avionit malajzian mbërrijnë në Francë

Lajme

Mbetjet e avionit malajzian mbërrijnë në Francë

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 15:58

Një pjesë e mbeturinave, që ekspertët besojnë se i përkasin avionit të linjës Malaysia Airlines ka mbërritur në Paris nga ishulli francez, ku u gjet të mërkurën e kësaj jave.

Objekti, që besohet të jetë pjesë e njërit krah të MH370, u dërgua në kryeqytetin francez nga ishulli Reunion në Oqeanin Indian.

Nga aty mbetjet do të transpotohen në një laborator të ministrisë së mbrojtjes në Tuluzë për t’iu nënshtruar analizës.

Boeing 777 i Malaysia Airlines që udhëtonte nga Kuala Lumpur drejt Pekinit u zhduk më 8 mars të 2014 me 239 pasagjerët dhe ekuipazhin në bord.

Që atëherë, ekipet autraliane të kërkimit janë përqendruar në një sipërfaqe të gjerë në pjesën jugore të oqeanit Indian, 4 mijë kilometra në lindje të Reunion, në lindje të Madagaskarit.

Sipas ekspertëve, objekti i gjetur në plazh, rreth dy metra, mund të jetë një pjesë e lëvizshme e krahut të një Boeing 777.

Një ekip nga Malaysia Airlines ka mbërritur tashmë në Tuluzë dhe zyrtarët francezë thonë se analiza e pjesës duhet të fillojë të mërkurën e ardhshme.

Martin Dolan, kryesues i operacioneve të kërkimit shprehet i bindur se objekti i gjetur i përket avionit të zhdukur nga radarët 8 marsin e vitit të kaluar.

Ende sot, pas 1 vit e gjysëm , ende nuk dihen shkaqet dhe rretahanat e aksidentit, duke shënuar misterin me të madh në historinë e transportit ajror./

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat