Kërkohet nga qeveria zbatimi i rezolutës për Preshevën

Lajme

Kërkohet nga qeveria zbatimi i rezolutës për Preshevën

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 12:12

Përgjegjësi i zyrës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në Gjilan, Ibrahim Maliqi, ka bërë thirrje që të bëhet zbatimi i rezolutës së nxjerrë nga Kuvendi i Kosovës në qershor të vitit 2013, sepse është e pakuptueshme që edhe pas 16 vjetëve nga përfundimi i luftës në Kosovë të ketë ende probleme për mijëra qytetarë të asaj ane për të fituar shtetësinë e Kosovës.

“Janë mijëra që janë pa dokumente të Kosovës edhe përkundër që ata jetojnë për 16 vjet radhazi në Kosovë, kanë krijuar, pasuri, janë shkolluar këtu dhe ligji nuk ua mundëson pajisjen me dokumente identifikimi. Ndërsa pjesë shumë e madhe e tyre tashmë kanë nisur që të hiqen edhe nga regjistrat e Serbisë, që në fakt po humbin edhe shtetësinë në vendin e tyre të lindjes. Në këtë fazë janë probleme të mëdha për këta banorë sepse asnjë të drejtë elementare nuk mund ta gëzojnë pa dokumentin e identifikimit”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat