Këmisha e Varoufakis “pushton” mediat botërore (Foto)

Lajme

Këmisha e Varoufakis “pushton” mediat botërore (Foto)

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 10:58

Yanis Varoufakis, ish-ministri i Financave greke zgjodhi që të paraqitej në Parlament, me një këmishë aspak zyrtare dhe shumë ndryshe nga herët e tjera. Bëhet fjalë për një këmishë me stil të viteve '70, ngjyrë roze edhe e zbukuruar me lule.

Shumë shpejt fotoja e tij që mbante këtë këmishë pushtoi internetin dhe kritikat nuk ishin edhe aq të mira. Këmisha është blerë në dyqanin “British Peggs & Son” dhe ka kushtuar 120 euro.

Vet kryeministri grek Aleksis Tsipras komentoi veshjen e tij duke thënë që, pavarësisht se nuk ka shije në veshje, ai nuk është hajdut.

"Ju mund ta fajësoni atë për komentet e tij, për planet e tij politike, për shijen e tij të keqe në veshje, për pushimet në ishullin Aegina. Por ju nuk mund të thoni se ai është hajdut, ju nuk mund të thoni se ai vodhi paratë e popullit grek”, iu drejtua Tsipras ligjvënësve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat