Pritje të gjata edhe te Dheu i Bardhë

Lajme

Pritje të gjata edhe te Dheu i Bardhë

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 10:14

Mërgimtarët që po shkojnë nga Kosova, por edhe ata që po vijnë në Kosovë, po përballen me pritje të gjata në pikëkalimet kufitare me Serbinë.

Pas Merdarit pritje më shumë se një orë dhe të kolona të gjata veturash po shënohen edhe në pikëkalimin kufitar te Dheu i Bardhë.

Për këto pritje dhe për këto radhë po ankohen bashkatdhetarët të cilët e kanë të vështirë t’i ikin edhe vapës së madhe në këtë torturë largimi nga atdheu.

Ata thonë të mos e dinë se te cila palë kufitare, kosovare apo serbe, është faji, por e dinë se si rëndom gjatë verës e pushimeve, e pësojnë në pritje në ardhje dhe largim nga atdheu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat