Angli, rrëzohet avioni në pronësi të familjes së Bin Laden, 4 të vdekur

Lajme

Angli, rrëzohet avioni në pronësi të familjes së Bin Laden, 4 të vdekur

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 07:55

(E plotësuar) Njerka e Osama Bin Laden është zbuluar të jetë në mesin e të vrarëve që ndodhi dje nga aksidenti i tmerrshëm i avionit në Hampshire.

Raja Hashim e martuar për babain e Bin Laden dhe motra e tij nga babai Sana është kuptuar të kenë qenë në bordin e avionit, i cili u rrëzua në aeroportin Blackbushe.

Kunati i Bin Laden, burri I Sana-s, Zuhari Hashim, po ashtu besohet që të jenë në mesin e të vdekurve.

Ambasadori saudit në Britaninë e Madhe, Prince Mohammed bin Nawaf Al Saud, shprehu ngushëllimet e tij të mëdha për familjen e Bin Laden, i cili zotëron një kompani të madhe ndërtimi në Arabinë Saudite.

Edhe pse e me bazë në Arabinë Saudite, avioni ishte duke fluturuar në Hampshire nga Milano. Bin Laden ka interesa në Italinë veriore, shkruan Dailymirror.

Avioni u rrëzua pas një përpjekje të dështuar për ulje.

Avioni i cili u rrëzua mbrëmë në Hampshire duke lënë të vrarë katër persona mendohet se është në pronësi të familjes së Osama Bin Laden.

Sipas mediave ndërkombëtare, piloti i avionit dhe tre pasagjerët, të cilët dyshohet të jenë anëtarë të familjes së terroristit të vrarë, gjetën vdekjen, ndërkohë që asnjë prej personave që ndodheshin në ankandin e automjeteve nuk ka pësuar lëndime.

Fillimisht u mendua se avioni u rrëzua pak pasi ishte ngritur nga pista, por më vonë autoritetet njoftuan se avioni ishte në pritje të marrjes së dritës jeshile për t’u ulur. Avioni, një Phenom 300, me kapacitet deri në nëntë persona u rrëzua në përpjekje për t’u ulur në aeroportin Blackbush.

Ambasada saudite në Mbretërinë e Bashkuar ka lëshuar një deklaratë, ku ngushëllon familjen, pa identifikuar viktimat.

Ndërkohë ambasadori i Arabisë në Mbretërinë e Bashkuar, Mohammed bin Naëaf bin Abdul Aziz, në një postim në rrjetin social “Twitter”, ngushëllon familjen dhe të afërmit të Osama Bin Laden.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat