Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq ka deklaruar se Serbia do të bëjë gjithçka që mundet për të penguar anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.
"Serbia do të bëjë çdo gjë që mundet që vendeve anëtare të UNESCO-s t’ua bëjë me dije se ky (anëtarësimi) nga aspekti politik dhe i trashëgimisë kulturore do të ishte hap i gabueshëm”, ka thënë Daçiq në Kuvendin e Serbisë.
Ai ka theksuar se është me rëndësi që të gjitha institucionet – Ministria e Kulturës, KOS (Kisha ortodokse serbe) Akademia serbe e Shkencave dhe e Arteve bashkërisht të marrin pjesë në luftën diplomatike për, siç ak thënë ai, t’u ruajtur trashëgimia kulturore serbe.
"Është me rëndësi të pengojmë arritjen e revidimit historik sepse qëllimi kryesor i propozuesit të iniciativës është që trashëgimia kulturore serbe të bëhet kosovare", ka thënë Daçiq.
Ai ka thënë se pala kosovare po shfrytëzon çdo situatë të mos e respektojë Marrëveshjen e Brukselit, që, ndër të tjera, të paraqitet për anëtarësinë disa organizata që nuk ka qenë temë e bisedave, siç është UNESCO.